Home / Kryesoret / VMRO-ja i kundërpërgjigjet Nevzat Bejtës – (VIDEO)

VMRO-ja i kundërpërgjigjet Nevzat Bejtës – (VIDEO)

VMRO-DPMNE përmes një deklarate me shkrim ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të BDI-së, Nevzat Bejta, në të cilën ai tha se VMRO-DPMNE ka pranuar platformën e partive shqiptare përveç pikën për vazhdimin e mandatit të PSP.

“VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin e ardhshëm, pasi për ne është krejtësisht e papranueshme parimi I kushtëzimeve dhe formimi I qeverisë me çdo kusht duke shkelur kështu interesat më të larta nacionale dhe shtetërore. Deklarata e Nevzat Bejtës është gënjeshtër se VMRO-DPMNE propozoi ndryshimin në uniformat e policëve shqiptarë”, theksojnë nga VMRO-ja.

Sipas VMRO-së, me këto deklarat Nevzat Bejta e merr rolin e zëdhënësit e të aboluarit kriminel Zoran Zaevi, duke u përpjekur për të bërë vend për realizimin e Platformës së Tiranës.

“Bejta me deklaratën konfirmon se BDI dhe LSDM ranë dakord mbi Platformën e Tiranës dhe kanë synim serioz për të zbatuar elementet në të”, thonë nga VMRO-ja.

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta tha se VMRO DPMNE-ja kishte propozuar dygjuhësisë në uniformat e policisë.

“Ai ka qenë propozim i tyre, me të cilin jemi pajtuar edhe ne që policia shqiptare t’i ketë në gjuhën shqipe. Ai është propozim i atyre, që uniformat e policisë shqiptare të jenë në dy gjuhem gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe”, deklaroi Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së.

Nga BDI-ja njoftuan se koalicioni me VMRO DPMNE-në nuk u arrit për shkak të qëndrimeve të ndara rreth Speciales.Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov e quajti të palogjikshme kërkesën për të hedhur LSDM platformën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se nuk mund të hedhin diçka që nuk e kanë pranuar.

“Ne atë platformë nuk e kemi pranuar, që ta hedhim dhe për ne nuk ekziston platformë sepse kemi program për Qeveri. Kemi programë që ofron jetë për të gjithë qytetarët pa dallim nga përkatësia etnike. Pjesë nga platformat e partive politike janë pjesë e programës qeveritare. Ku formoni programë qeveritare merni pika bashkimi të partive me të cilat do të koaliciononi”, tha Shilegov.

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *