Home / Kryesoret / VMRO-PP fton të gjitha partitë maqedonase që në zgjedhjet lokale në Tetovë e Gostivar të paraqiten bashkë

VMRO-PP fton të gjitha partitë maqedonase që në zgjedhjet lokale në Tetovë e Gostivar të paraqiten bashkë

VMRO-PP nga Tetova vlerëson se është koha e vërtet për formimin e Këshillit Nacional ku do të anëtarësohen të gjitha partitë politike maqedonase që gravitojnë në territorin e komunës së Tetovës dhe Gostivarit, shoqatat e qytetarëve dhe personalitetet eminente lokale.

“VMRO-PP nga Tetova i fton komitetet komunale dhe organizatat e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së dhe të gjitha partive politike maqedonase që funksionojnë në këtë rajon për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale me një platformë të përbashkët ku do të definohen interesat nacionale të Popullit maqedonas që jeton në territorin e Maqedonisë Perëndimore.

VMRO-PP nga Tetova propozon ridefinim të Ligjit për ndarjen territoriale ku Tetova do të ketë statusin e qytetit me tre komuna ku njëra prej komunave të jetë me shumicë maqedonase ku për kryetar komune do të kishin një maqedonas”, thuhet në njoftimin e VMRO-PP nga Tetova.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *