Home / Kryesoret / VMRO: ZAEV TË TËRHIQET NGA PLATFORMA SHQIPTARE – (VIDEO)

VMRO: ZAEV TË TËRHIQET NGA PLATFORMA SHQIPTARE – (VIDEO)

VMRO-DPMNE sot përmes kumtesës porositi se është i papranueshëm shtrembërimi i kurrizit me interesat shtetërore dhe nacionale. Kërkoi nga LSDM-ja ta prezentojë platformën e partive shqiptare dhe të mundësojë populli të votojë për të.

“Mblidhni guximin dhe ballafaqohuni me popullin maqedonas. Nxirrni platformën dhe marrëveshjen e turpshme në pah. Le të votojë populli”, kumtoi VMRO-DPMNE.

Platforma, thekson VMRO-DPMNE, u imponua pas zgjedhjeve dhe qytetarët kanë të drejtë të prononcohen. “Nëse LSDM nuk ka kurajo që të ballafaqohet me qytetarët, i bëjmë thirrje publikisht të heq dorë nga platforma dhe prej realizimit të elementeve të saj pas së cilës do të marrë mbështetje nga VMRO-DPMNE, edhe pse gënjeshtrat e Zoran Zaevit u mposhtën në zgjedhje, thuhet në kumtesë.

VMRO-DPMNE pyet se pse do të hapej dialog për himnin, për flamurin dhe për stemën dhe pse do të bisedohej për çfarëdo prej pikave të ndjeshme të cilat prekin në çështjet identitare, nëse LSDM dhe Zaev nuk kanë premtuar se do t’i ndryshojnë me shantazh.

VMRO-DPMNE kumton se “Zaev dhe udhëheqësia e LSDM-së duhet të vetëdijesohen dhe të shohin se çfarë dëmi shkaktojnë ndaj interesave shtetërore dhe nacionale”. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *