Home / Lajme / Kronika e zezë / Vranë gjyshen, dënohet me 23 vjet burg mbesa, 20 vjet i dashuri

Vranë gjyshen, dënohet me 23 vjet burg mbesa, 20 vjet i dashuri

Gjykata e Shkodrës vendosir sot dënimin me 23 vjet burg për Gjoana Hilën, e cila bashkë me të dashurin e saj Eraldo Qatipi akuzohen për vrasjen e gjyshes së saj Angje Hila, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.

Ndërkohë Gjykata dënoi me 20 vjet burg Eraldo Qatipin.

82-vjeçarja u ekzekutua nga çifti i të rinjve në banesën e saj. Ajo u mbyt me jastëk dhe më pas Qatipi dhe Hila i kanë marrë asaj disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë).

Në gjykatë vajza ka deklaruar se vrasja u krye nga Erando Qatipi pasi ishte nën efektin e alkoolit.

Sipas prokurorisë dhe policisë së Shkodrës 32-vjecarja Gjoana Hila, nënë e një fëmije sëbashku me të dashurin e saj kanë vrarë 82-vjeçaren Angje Hila në banesën e të moshuarës.

Viktima u gjet e pajetë më 22 shkurt të 2015 në shtëpinë e saj në qytetin e Shkodrës.

Asokohe policia ngjarjen e zbardhi pa autor të dyshuar, ndërsa vijoi punën në rrugë operative për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

3 muaj pas ngjarjes, në 23 maj, blutë arrestuan mbesën e viktimës Gjoana Hila dhe të dashurin e saj Erando Qatipi.

Në 2013 Gjoana Hila ishte kandidate për deputete në qarkun e Shkodres, e 11 në listën e Partisë Aleanca Demokristiane.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *