Home / Lajme / Kronika e zezë / Vrasja e shqiptarëve në Basel, kafiteria pronë e shqiptarit të Maqedonisë – (FOTO)

Vrasja e shqiptarëve në Basel, kafiteria pronë e shqiptarit të Maqedonisë – (FOTO)

Dy personat e dyshuar për vrasjen e dy shqiptarëve në Zvicër dhe plagosjen e një tjetri, kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia.

Pronari i kafenesë ku ka ndodhur vrasja është shqiptar, nga Maqedonia. Ai nuk ka dashur të flasë për mediat.

Të dy viktimat dhe i plagosuri rëndë nga të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në Bazel janë shqiptarë. Ata janë identifikuar dhe prokuroria ka dalë me të dhënat se bëhet fjalë për dy burra, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeçar, të dy me shtetësi të Shqipërisë, transmeton albinfo.ch. Po ashtu edhe personi i plagosur rëndë është shtetas shqiptar i moshës 24 vjeçare. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Dy personat e dyshuar për vrasje kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe policia, përkundër një ndjekje masive të organizuar, ende nuk ka mundur t`i kapë. Në përshkrimin e tyre thuhet se bëhet fjalë për dy persona të moshës në mes 30 dhe 40 vjeçare. Të gjatë rreth 1.75 m. Të veshur me rroba me ngjyrë të errët. “Në bazë të të dhënave të ndryshme” ata janë nga Evropa Lindore, thuhet në komunikatën e policisë, përcjell albinfo.ch. Policia kërkon që kush ka informacione me rëndësi lidhur me rastin, të paraqitet në stacionin më të afërm policor.

Banorëte lagjes ku ndodhi krimi, janë kryesisht me prejardhje të huaj. Ata, duke folur për mediat zvicerane theksojnë se kafeneja ku është qëlluar me armë frekuentohej kryesisht nga shqiptarët. Sipas tyre bëhej fjalë për një shoqëri të mbyllur dhe pothuajse askush nga lagja nuk e frekuentonte atë. Ata kanë dëgjuar mbrëmë zhurmë dhe të shtëna armësh që vinin nga ai lokal.

Rreth orës 20:15 të të enjtes në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, bën të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit. Dorasit kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *