Home / Lajme / Kronika e zezë / Vrasje në Gjermani, vritet 25 vjeçari nga Maqedonia

Vrasje në Gjermani, vritet 25 vjeçari nga Maqedonia

Mbrëmjen e së mërkurës, në Hannover të Gjermanisë është qëlluar me plumba një shtetas 25-vjeçar maqedonas, i cili ka ndërruar jetë pak më vonë spital. Pas kryerjes së krimit, autori apo autorët janë larguar pa lënë ndonjë gjurmë. Sipas policisë gjermane, zënka në mes dy grupeve ka eskaluar, ndërsa më pas janë dëgjuar të shtëna.

Viktima është qëlluar nga disa të shtëna, por ende nuk dihet me sa plumba, pasi policia gjermane nuk ka dashur të prononcohet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen „Oststadt“ me ç`rast tre plumba kanë qëlluar dritaret e një shtëpie në afërsi.

Forcat e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes me një numër të madh policësh dhe është arrestuar një person. „Ende nuk mund të konfirmojmë nëse bëhet fjalë për ndonjë pjesëmarrës në zënkë, apo vetëm për dëshmitar“, ka pohuar një zëdhënëse e policisë për mediet gjermane, njofton „Shtegu.com“. Hetuesit janë duke hulumtuar nëse në afërsi ka pasur të montuara kamera të sigurisë që do t`ua lehtësonte hetimet. Për momentin, motivi i ngjarjes është i paqartë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *