Home / Lajme / Rajon / Vuçiq: Shqiptarët i kanë përgatitur gurët për mua

Vuçiq: Shqiptarët i kanë përgatitur gurët për mua

Është e qartë se të pritjen e kishin përgatitur edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, ka komentuar Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me gjuajtjen me gurë të autobusëve me serbë.
“Ata përgatitën pritjen edhe për mua dhe i falënderoj ata për këtë, por për mua është e rëndësishme që njerëzit në botë e panë atë që bëjnë ata atje, por po aq e rëndësishme për mua është që njerëzit tanë në Kosovë e dinë se ne gjithmonë do t’i mbrojmë ata dhe u kërkoj falje për këtë përvojë të keqe”, tha Vuçiq-i me rastin e ndalimit dhe gjuajtjes me gurë autobusëve që bartnin serbë në jug të lumit Ibër, derisa ishin rrugës për t’u mbledhur në mitingun e përkrahjes në Leposaviq, raporton Tanjug.

I pyetur për të komentuar mbi reagimin e Bashkimit Evropian për incidentin, Vuçiq-i tha se ai e “kishte dëgjuar atë që tha zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Koçijançiç, duke vënë në dukje se kjo është ajo që mendon edhe Federica Mogherini, dhe shtoi: “Unë i falënderoj ato për këtë, reaguan mirë”.

Më shumë se 60 autobusë që transportonin serbë të cilët shkonin në Leposaviq për tu mbledhur për mbështetje ndaj kandidat presidencial, Aleksandar Vuçiq, u ndaluan në jug të Ibrit.

Sipas raportimeve fillestare, rrugët janë të bllokuara pranë Novobërdës, Hoçës së Madhe, Shtërpcës dhe Gorazhdecit. Reporteri i B92 njofton se autobusët nga Graçanica u kthyen dhe se askush nuk mund të vazhdonte drejt Leposaviqit.

Kandidati presidencial dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se ai nuk do të shkojë në miting në Leposaviq të Kosovës./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *