Home / Kryesoret / Zaev është i bindur: Gruevski edhe nëse i fiton zgjedhjet ai nuk mund të gjej shqiptar për të bërë koalicion

Zaev është i bindur: Gruevski edhe nëse i fiton zgjedhjet ai nuk mund të gjej shqiptar për të bërë koalicion

VMRO-DPMNE e di se nëse shkon në zgjedhje të reja do të humbas pasi që askush nuk mund ta toleroje një sjellje të tillë. Ky është komenti i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndaj qëndrimit të VMRO-DPMNE-së e vërtetuar edhe pas takimit të djeshëm me euro komisarin Johanes Han, se zgjidhja e vetme për dalje nga kriza janë ose zgjedhje të reja ose qeveri e pakicës, transmeton Tetova1.

“Duhet bërë një transferim demokratik i pushteti. Nëse shkojmë në zgjedhje, ata do të humbasin, ndërsa ne do të kemi edhe disa deputet më shumë. Pas kësaj Gjorgje Ivanov mund që të vendos që përsëri të mos e jap mandatin. Të supozojmë se Gruevski në zgjedhjet e reja do të fitoje 62 deputet, me cilën parti shqiptare do të bëjë koalicion”, pyeti Zaevi duke shtuar se VMRO-DPMNE e di mirë se qytetarët maqedonas dhe bashkësia ndërkombëtare presin hapa konkret.

I pyetur nëse diçka ka ndryshuar pas vizitës së djeshme të Han dhe të tre euro deputetëve, lideri i LSDM-së theksoi se kanë ndryshuar shumë gjëra.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *