Home / Kryesoret / Zaev: Ivanov të korrigjojë vendimin tha pas takimit me Mogerinin

Zaev: Ivanov të korrigjojë vendimin tha pas takimit me Mogerinin

“Vizita e përfaqësueses Mogerini paraqet mbështetje seirioze për perspektivat tona evropiane. Jemi të gëzuar që mbështetja vazhdon. Biseduam për takimet në Këshillin e Ministrave dhe më pas edhe Komisionit Evropian”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

67 nënshkrimet janë bazë normale për dhënien e mandatit, tha po ashtu Zaev, duke shtuar se Bashkimi Evropian pret që nëse pas formimit të Qeverisë zbatohen reformat do të ketë bazë të mirë të shpejtojë procesin integrues.

Zaev tha se pret që Ivanov të korrigjojë vendimin e tij, duke theksuar se 67 mandatet janë 700 mijë vota dhe këto nuk mund të injorohen.

“Kriza politike patjetër të zgjidhet në përputhje me kushtetutën dhe ligjet. Porosia që kishim mbrëmë nga zoti Han dhe miqtë e tjerë nënkuptojnë sjellje miqësore ndaj Maqedonisë, cdo deklaratë ndryshe nuk mund të vlerësohet si dashamirëse. Edhe një herë përsëris dhënia e mandatit nuk nënkupton formim Qeverie por është rruga drejt formimit të Qeverisë. I shikojmë gjitha opsionet, por lëvizim në drejtim të respektimit të fazave të logjikshme dhe ligjore dhe mos ti japim askujt shkak që të bëjë çmenduri dhe budallallëqe”, tha Zaev, duke ritheksuar se zgjidhja sipas tij është që Ivanov t’ia jep mandatin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *