Home / Kryesoret / Zaev: Kjo shumicë mund ta konstituojë Kuvendin

Zaev: Kjo shumicë mund ta konstituojë Kuvendin

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov për standarde të dyfishta. Ai deklaroi se kur Ivanov ia dorëzoi mandatin Gruevskit, platforma shqiptare nuk ishte aspak problematike që VMRO – DPMNE-së t’i kërkonte 61 firmat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re, ashtu siç veproi me LSDM-në. Gruevski ka pranuar gjithçka dhe sikur Ahmeti të hiqte dorë nga Prokuroria Speciale, kreu i VMRO-së, tha Zaev, ishte i gatshëm që gjuhën maqedonase të vendoste si gjuhë të dytë zyrtare, transmeton Gazeta Express.

“Duhet ta dini se Platforma e shqiptarëve u shpalos diku me datë 29 dhjetor, mandatin Ivanovi e dha më 9 janar. Ivanovi para se ta jep mandatin nuk tha asgjë për platformën. 20 ditë kishte negociata për atë platformë. Dua të rikujtoj, në ditën e fundit u mblodhën të gjithë partnerët e koalicionit të VMRO – DPMNE-së dhe kishte mbledhje të komitetit ekzekutiv dhe qendror për të marrë vendim, ata pranuan edhe platformën, edhe ligjin për përdorimin e gjuhës. Sikur t’i thoshte Ahmeti do të largojmë Specialen, Gruevski ishte gati ta vendosë gjuhën maqedonase, gjuhë të dytë”, deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *