Home / Kryesoret / Zaev: Pa shqiptarët në qeveri, Maqedonia shkon drejt federalizimit

Zaev: Pa shqiptarët në qeveri, Maqedonia shkon drejt federalizimit

Zoran Zaev, lideri i LSDM sot e ka kundërshtuar ofertën e VMRO DPMNE-së për një qeveri pa shqiptarët në shkëmbim të votave të partisë së Nikola Gruevskit për të formuar qeverinë e re.

Zaev u ka thënë mediave maqedonase se oferta e Gruevskit, nuk është asgjë tjetër vetëm se do të shkaktonte skenarin për sistem federal në Maqedoni.

Ai ka thënë se Nikolla Gruevski po mashtron qytetarët edhe i nxjerë në rrugë, duke nxitur konflikte ndëretnike dhe intraetnike.

“Megjithatë qeveria do të krijohet dhe do funksionoj në të mirë të qytetarëve. Mos dhashtë zoti që të krijohet ndonjë konflikt ndëretnik ose intraetnik, pastaj nuk na duhet as qeveria as shteti, mjaft pak jemi edhe më tepër të ndahemi”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se kriza politike duhet patjetër të zgjidhet në mënyrë institucionale dhe jo në rrugë. Pasi do humb durimi dhe qytetarët tjerë do reagojnë kundër huliganëve të Gruevskit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *