Home / Kryesoret / Zaev: Qeverinë e formoj pa mandatin e Ivanovit – (VIDEO)

Zaev: Qeverinë e formoj pa mandatin e Ivanovit – (VIDEO)

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet janë dalja nga kriza politike në vend. Garancë e vetme për ruajtjen e unifikimit të Republikës së Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe multietnike, deklaroi sot kryeministri, Emil Dimitriev.

“Kështu siç dikush dëshiron që t’i vendos punët në Maqedoni duke përjashtuar shumicën e popullit maqedonas, shumicën e turqve, romëve, vllahëve dhe etnive të tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. Së dyti në periudhën postzgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën diskutime të cilat thellë prekin në rregullimin kushtetues të vendit, ndërsa të cilat nuk ishin pjesë e fushatës parazgjedhore ose shumë pak flitej për këtë. Vlerësoj se këto tema nuk janë privilegj i elitave politike aq sa ato konsiderohen si të afta që të ballafaqohen me këto procese dhe për tema të tilla faktori i vetëm i cili mund të thotë dhe të prononcohet është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të organizoheshin së bashku me ato lokale”, tha Dimitriev, transmeton Televizioni Koha.

Për Republikën e Maqedonisë, siç shtoi Dimitriev, alternativa e vetme është organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare në të cilat partitë të gjithë atë që vlerësojnë ta punojnë pas zgjedhjeve duhet ta thonë para zgjedhjeve.Nderkaq, lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se do ta formoj qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. “Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën Irish Times.Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI, Aleancës dhe Lëvizjes BESA. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *