Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: S’na duhet mandat, qeverinë e krijojmë vetë!

Zaev: S’na duhet mandat, qeverinë e krijojmë vetë!

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se do ta formojë qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga Presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën Irish Times.

Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI-së, Aleancës dhe Lëvizjes “Besa”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *