Home / Kuriozitete / Zbulimi i shkencëtarëve për jetën

Zbulimi i shkencëtarëve për jetën

Forma më e vjetër e jetës në botë është zbuluar në Kanada. Bëhet fjalë për fosile mikrobiale që datojnë rreth 4.3 miliardë vite më parë. Zbulimi u bë nga një grup shkencëtarësh të University College of London në gjirin e Hudsonit, në brigjet veriore të Kebekut në Kanada.

Zona është e pasur me burime ujerash termale dhe ky fakt mbron hipotezën se ujërat e ngrohtë mund të kenë qenë djepi i jetës në tokë, gati 200 milionë vite pas formimit të planetit tonë. Shkencëtarët thanë se fosilet ishin krijuar prej mikroorganizmave dhe përjashtojnë çdo tezë se ato mund të jenë krijuar nga forma të tjera jo-biologjike.

Zbulimi shton dyshimet se edhe në mars mund të kenë ekzistuar dikur forma jete. Shkencëtarët arsyetojnë se pikërisht në periudhën kur datonin këto fosile, të cilat gjendeshin në zona detare, edhe në planeti i kuq ka qenë i mbuluar me oqeane. Ndaj dhe nuk është çudi që forma jete të kenë ekzistuar edhe atje.

Forma të ndryshme jete janë zhvilluar në planetin tonë pas kësaj periudhe kur datojnë fosilet e zbuluara së fundi. Shfaqja e parë e njeriut mbi tokë përllogaritet rreth 200 mijë vite më parë. /tvklan.al

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *