Home / Kryesoret / Zbulohen armë dhe municion në Gostivar

Zbulohen armë dhe municion në Gostivar

S.I. (20) nga fshati Gjurgjevishtë i Gostivarit, është arrestuar dhe mbajtur në polici, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur tre pistoleta dhe municion, transmeton Gazeta Express.

Nga SPB në Tetovë informojnë se dje, pasdite, zyrtarët policor kanë kryer bastisje, me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e S.I. (20) në fshatin Gjurgjevishtë të Gostivarit.

Gjatë bastisjes, në një kuti janë gjetur tre pistoleta të tipit “V.Bernandeli Gardone”, të kalibrit 7,65 mm dhe një karrikator me 7 plumba, të cilat i akuzuari i kishte pasur pa leje. Sot i akuzuari pritet që të dalë para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Gostivar

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *