Home / Lajme / Botë / Zbulohet emri i kosovarit që plagosi 9 persona në Dusseldorf

Zbulohet emri i kosovarit që plagosi 9 persona në Dusseldorf

Zbulohet identiteti i kosovarit që sulmoi me sëpatë 9 persona në stacionin e trenit në Dusseldorf të Gjermanisë

Mediat gjermane thonë se personi që kreu sulmin në stacionin e trenit në Gjermani, është identifikuar të jetë Fatmir H.

Policia gjermane beson se Fatmir H., ka vepruar i vetëm.

Në mëngjesin e së premtës, një i afërm i sulmuesit i ka treguar policisë se autori i dyshuar i sulmit më parë ka qenë i vendosur në një spital psikiatrik.

Sipas policisë, sulmi nuk ka prapavijë terroriste.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *