Home / Horoskopi ditor / Zbuloni me kë shenjë të horoskopit përputheni më shumë në çift

Zbuloni me kë shenjë të horoskopit përputheni më shumë në çift

A e keni gjetur partnerin ideal?
Shenja e horoskopit na thotë shumë jo vetëm për karakterin e personit, por duke ditur horoskopin e dikujt ne mund të kuptojmë se sa të përputhshëm janë ata me një shenjë tjetër.

Nëse doni të bëni një analizë përputhshmërie të shenjës tuaj me shenjën e të dashurit, shokut apo shoqes, më poshtë po ju sjellim bazat kryesore që duhet të dini në këtë drejtim.
Në çfarë bazohet horoskopi i përputhmërisë?

Sipas astrologjisë klasike, shenjat mund të përshtaten me nëra tjetrën, të jenë neutrale apo të jenë krejt antagoniste.
Astrologët pohojnë se më mirë përshtaten shenjat që janë brenda një grupi.

Ndërkohë 12 shenjat ndahen në 4 grupe:

Grupi i ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit)
Grupi i tokës (Demi, Virgjëresha, Bricjapi);
Grupi i zjarrit (Dashi, Luani, Shigjetari);
Grupi i ajrit (Binjakët, Peshorja, Ujori).

Shenjat e njëjta të horoskopit në përgjithësi nuk mund të shkojnë mirë në marrdhëniet në çift, pasi nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin, por mund të jenë miq të mirë në shumë raste.
Shenjat e të njëjtit grup (element) bashkëjetojnë mirë me njëri tjetrin pasi kanë botëkuptim të ngjashëm dhe kanë temperament të përafërt seksual, çka është shumë e rëndësishme për përputhjet në një çift.
Gjithashtu, përputhen mirë bashkë edhe shenjat midis grupeve: Ujë – Tokë dhe Zjarr – Ajër, dhe në këtë rast përputhmëria krijohet falë ndryshimeve, të cilat plotësojnë njëra tjetrën, por nuk krijojnë tendosje.

Por lidhje tepër të veshtira janë kur shenjat i përkasin kombinimit të grupeve: Ujë- Zjarr dhe Tokë- Ajër. Këta njerëz flasin pothuajse krejt “në gjuhë të ndryshme” dhe kanë totalisht botëkuptime të kundërta.
Ndërsa kombinimi i shenjave të zodiakut midis Grupeve: Ujë-Ajër dhe Tokë- Zjarr është disi më neutrale, megjithëse midis tyre ka shpesh edhe përplasje për shkak të diferencave në botëkuptim dhe karakter.
Gjithsesi, një ndikim tepër të madh kanë edhe pozicionimet e planeteve pranë shenjave të cilat ndryshojnë në periudha të ndryshme.

Gjithashtu lexo

Horoskopi për ditën e sotme e hënë, 31 korrik 2017

Dashi – Influenca negative e Neptunit nuk do arrije dot te preke jetën sentimentale te çifteve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *