Home / Kryesoret / Zekolli: BESA ende qëndron para dyerve të LSDM-së për ndonjë koc ministror

Zekolli: BESA ende qëndron para dyerve të LSDM-së për ndonjë koc ministror

Ti sqarojmë gjërat. BESA nuk tërhoqi propozimin e vetë për kandidat për kryetar të Parlamentit, por ishte refuzuar pikërisht nga LSDM-ja. Pra, nuk është vendimi me vullnet dhe vetiniciativë, por pasojë e aktiit të kryer para të cilit janë vënë, me fajin e vetë. Është hipokrizi tipike: “A la BDI”, që dështimin të na i shesin si suksese, parim dhe akt dinjiteti! E dyta, ‘dyshi’ të cilin e morën nga LSDM-ja në favor të BDI-së, tani eskalon në pakurrizori të BESA-s, e cila kinse demonstron rebelin para LSDM-së me pretekst: “nuk na pranuan kryekuvendarin”(!), por në fakt, ende qëndron si lypsiqare para dyerëve të “Bihaçkës” (LSDM), me shpresë se Zaevi do t’ia hedhë ndonjë kockë ministror. Por, gjithnji duke ua bërë me gisht “moralistëve” Besatarë se – Hej, nuk jeni aq të rëndësishëm për ne, sa që është BDI-ja. Besatarët mund të kërcejnë ‘dingërllac” natë e ditë, por nuk arrijnë dot që diellin që i zbardhi si joparimorë, ta mbulojnë me shoshë propagandiste.

(Ka shkruar në profilin e tij ambasadori Arsim ZEKOLLI)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *