Home / Kryesoret / Zeqiri për Gazetën Lajm: Në qeverinë tonë ka vend edhe për PDSH-në

Zeqiri për Gazetën Lajm: Në qeverinë tonë ka vend edhe për PDSH-në

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiiri, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Lajm ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në drejtim të formimit të qeverisë së re. Ai është i bindur se pengesat nga ana e presidentit Gjorge Ivanov dhe protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” nuk do të mund të pengojnë formimin e qeverisë së re, për të cilën paralajmëron se do të formohet së shpejti.

Poashtu thekson se LSDM preferon që përveç BDI-së dhe LR-PDSH-së, pjesë e qeverisë së ardhshme të jetë edhe Lëvizja Besa, e cila ka paralajmëruar përkrahje por ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e qeverisë. I pyetur nëse ajo qeveri mund të ketë edhe përkrahjen e PDSH-së dhe “katër deputetëve” nga partitë e vogla që tani janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Zekiri me përgjigje:

“Ne si Qeveri do të jemi të hapur për të gjithë ata që duan ti japin përkrahje. Me PDSH-në kemi tentuar të vendosim në kontakt. Mirëpo me ata askush nuk mund të kontaktojë, janë mbyllur në vetvete për momentin. Kanë politikat e veta, e dimë se janë në hall dhe telashe, pasi që kanë ngelur vetëm me dy deputet. Nëse ata dëshirojnë të përkrahin dhe të jenë pjesë e kësaj qeverie reformatore, ne nuk kemi asgjë kundër, jemi të hapur edhe në atë drejtim. Sa i përket deputetëve tjerë që i përmendët, edhe për gjithë ata që mendojnë se për një moment kanë zgjedhur ekipin e gabuar dera është e hapur, për përkrahjen e Qeverisë re reformatore”.

Intervistën e plotë me deputetin Zeqiri do ta publikojmë sot në ora 15.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *