Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministi Peshevskit pranon se nuk i pengon gjuha shqipe

Zëvendëskryeministi Peshevskit pranon se nuk i pengon gjuha shqipe

Zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ministri i Pushtetit Lokal sot kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

Ministrja e Pushtetit Lokal, Shyrete Elezi përpara gazetarëve është drejtuar në gjuhën shqipe, dhe më vonë në atë maqedonase, transmeton Gazeta Express.

Pas ngjarjeve të fundit, përkatësisht, me vendimin e presidentit Ivanov për mos mandatimin e Zaevit për formimin e qeverisë së re, me arsyetimin se ai e kishte pranuar platformën e partive politike shqiptarë, të cilën më herët e pat theksuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, si dhe kundërshtimin që i bëri zyrtarizimit të gjuhës shqipe, kjo si duket nuk i ka penguar zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski.

Sot, pas fjalimit të ministres Elezi, Peshevski është pyetur nga gazetarët se a i pengon gjuha shqipe pasi antëtarja e kabinetit ku bën pjesë edhe ai është drejtuar para gazetarëve në këtë gjuhë.Peshevski u përgjigj se kjo pyetje është tepër provokative dhe se ai nuk mund që të përgjigjet, por përsëri ai e bëri një gjë të tillë, duke thënë se atij personalisht atij nuk i pengon një gjë e tillë.

Komentet e tilla të funksionarëve të VNRO-DPMNE-së vërtetojnë se vendimi i Ivanovit është i pakuptimtë, pasi as VMRO-DPMNE-së nuk i pengon gjuha shqipe,siç zatem ka qenë deri tani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *