Home / Lajme / Maqedoni / Zëvendëskryeministri Halili merr pjesë në Konferencën e Ministrave në Berlin të Gjermanisë

Zëvendëskryeministri Halili merr pjesë në Konferencën e Ministrave në Berlin të Gjermanisë

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z. Festim Halili në Berlin të Gjermanisë merr pjesë në Konferencën e Ministrave me temë “Ekonomitë përfshirëse dhe të qëndrueshme. Fuqizimi i objektivave për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në këtë Konferencë ku marrin pjesë rreth 350 liderë qeveritarë, përfaqësues të sektorit privat, shoqëria civile, partnerët e zhvillimit, si dhe pjesëmarrës tjerë diskutohet rreth investimeve të gjelbërta, rritjes përfshirëse, si dhe politikëbërjes në praktike.

Në këtë rast, zëvendëskryeministri Halili në mënyrë aktive është inkuadruar në debatet rreth proceseve transformuese për sfidat dhe progresin e realizimit të këtyre objektivave, si dhe në lidhje me atë se çka është e nevojshme deri në aftësim të ekonomive përfshirëse që kanë rol në realizim të qëllimeve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *