Home / Shëndeti / Zgjoheni ndonjëherë me të nxira në trup? Ja çka ndodh me ju gjatë natës

Zgjoheni ndonjëherë me të nxira në trup? Ja çka ndodh me ju gjatë natës

Ka raste të shumta që zgjoheni nga gjumi dhe keni në trup mavijosje. Jeni të sigurt që me shenja të tilla nuk keni rënë në gjumë, madje as gjatë gjumit nuk keni ide nëse jeni rrëzuar apo çfarë?,

Shenja sikur jeni zgjuar nga një betejë e ashpër, por që edhe nëse i prekë nuk ka dhimbje fare, por sigurisht nuk e keni asnjë shpjegim për këtë.

Sipas një dermatologu të njohur, Doktor Joel Cohen, këto shenja nuk shkaktohen nga të lënduarit pa dashje gjatë natës, ato shenja të mavijosura kanë të bëjnë me përbërjen gjenetike të lëkurës suaj.

“Lëkura e njeriut është e përbërë me disa shtresa të kolagjenit- (Kolagjeni është proteina më e rëndësishme e organizmit tonë, një proteinë që përmban karbon, hidrogjen, oksigjen dhe azot), e këto shtresa shërbejnë si mbushje kundër plagëve dhe mavijosjeve”, ka thënë Cohen.

Këto nxirje mund të ndodhin edhe si pasojë e enëve të gjakut kur lëkura pushon e ndërsa shkakton përmbytje të gjakut në indet përreth

Gratë zakonisht kanë shtresa më të holla të kolagjenit se sa meshkujt.

Estrogjeni gjithashtu mund të dobësojë shumë qelizat e gjakut pasi përgatit trupin për ovulacion.

Të dyja këto, mund të bëjë që femrat të kenë shenja të mavijosura dhe të pashpjegueshme në trupin e tyre.

Në rast se keni lëkurë të trashë, mund të jetë arsye që qelizat e gjakut të lëvizin lirshëm dhe të rrisin mundësinë për të nxira në trup.
Megjithatë, kur këto të nxira bëhen më të errëta atëherë kjo kalon në diçka më serioze dhe kërkon kujdes mjekësor, prandaj medoemos duhet të konsultoheni me një dermatolog.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *