Home / Kryesoret / Zhborgar: E ardhmja e vendit në BE – (VIDEO)

Zhborgar: E ardhmja e vendit në BE – (VIDEO)

Nga Brekziti për të cilin na vie keq doli edhe diçka e mirë, e ajo është vendosshmëri më e madhe dhe unitet i 27 vendeve të tjera anëtare. Vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të bëjnë reflekse për zhvillimin e vet duke pasur perspektivë të qartë për anëtarëim në BE i cili sjellë përfitime, por edhe përgjegjësi, porositi euroambasadori Samuel Zhbogar në panel-diskutimin në kuadër të shënimit të 60-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, organizuar nga Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë.Lidhur me Maqedoninë, theksoi se BE-ja është këtu prej vitit 1991 dhe ka investuar miliona euro me të cilat e ndihmon përgatitjen e vendit për anëtarësim në Union.

“Shumica e njerëzve e njohin këtë dhe për këtë arsye shohim se ka mbështetje të madhe për anëtarësim të vendit në BE. Sa më shpejtë të ndodhë kjoi, aq më mirë. Presim që raportet me vendet nga Ballkani Perëndimor të energjizohen pas vizitave të eurokomisarit Han, përfaqësueses së lartë Mogerini dhe vizitës së ardhshme të kryesuesit me Këshillin e Evropës, Donald Tusk”, tha Zhbogar, transmeton Televizioni Koha.

Lidhur me sfidat evropiane tha se ajo është dilema Evropa sovrane përkundër kombeve sovrane dhe theksoi se nuk ekziston kundërthënie, sepse edhe me Deklaratën e Romës, këto ditë ishte dërguar porosi se vetëm një Evropë sovrane dhe e bashkuar mund të garantojë pavarësi për secilin komb.

“Çelësi për ardhmërinë tonë është Evropa e bashkuar dhe sovrane”, theksoi Zhbogar, përcjell Televizioni Koha.

Ai theksoi se BE-ja është bashkësi e vlerave dhe parimeve siç janë demorkacia, sundimi i së drejtës, të drejtat e njeriut, solidariteti dhe se vizioni për Evropë i themeluesve të Unionit, si projekt unikat, i referohet njejtë si vendeve anëtare ashtu edhe anëtareve të ardhshme të kësaj familje. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *