Home / Lajme / Kronika e zezë / Zhduket 12 vjeçari pa gjurmë nga shtëpia

Zhduket 12 vjeçari pa gjurmë nga shtëpia

Një fëmijë 12- vjeçar është zhdukur pa gjurmë nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet.

Ditën e djeshme 28- vjeçarja A.M., banuese në Tiranë, punonjëse sociale pranë shtëpisë së fëmijës ka bërë denoncim në polici.

Ajo ka thënë para uniformave blu se nga shtëpia e fëmijës i është larguar me dëshirën e tij, O.M., 12 vjeç, i komunitetit rom, të cilin e kishte sjellë më 29 mars një organizatë.

Pas denoncimit të punonjëses sociale ka nisur puna për gjetjen e të miturit, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Aksidentohet një 9 vjeçarë – (VIDEO)

Në udhëkryqin e fshatit Bogovinë të dielën  rreth orës 9.40 minuta ka ndodhur një aksident …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *