Home / Lajme / Botë / Zyrtare, vritet numri dy i Al Kaedës

Zyrtare, vritet numri dy i Al Kaedës

Al-Kaeda ka konfirmuar se nga një sulm me avion pa pilot, të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është vrarë lideri numër dy i saj, Abu al-Khayr al-Masri, në Siri.

Në deklaratën e grupeve militante në Magreb dhe Gadishullin Arab, thuhet se ai vdiq si “hero” nga sulmi ajror, duke vlerësuar se ky “ishte krim i ri nga Amerika dhe koalicioni”.

Masri ishte dhëndër i themeluesit të al-Kaedes, Osama bin Laden. Zyrtarët amerikanë thanë se Masri ishte vrarë më 26 shkurt nga një avion pa pilot i agjencisë CIA, ndërsa udhëtonte me makinë në qytetin sirian, Idlib.

Ky person ka kërkuar strehim në Iran, prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara. Për gati 19 vjet ai kërkohej nga forcat amerikane./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *