Home / Lajme / Botë / Zyrtari amerikan: Fëmijët myslimanë po na pengojnë ta rikthejmë civilizimin (Foto)

Zyrtari amerikan: Fëmijët myslimanë po na pengojnë ta rikthejmë civilizimin (Foto)

Kongresmeni i lartë republikan, Steve King, ka shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale pasi që e ka përkrahur në Twitter politikanin holandez anti-mysiman, Geert Wilders, si dhe ka sugjeruar se fëmijët myslimanë janë pengesë për rikthimin e civilizimit.

“Wilders e kupton se kultura dhe demografia janë fati jonë,” ka shkruar King në Twitter, transmeton Express.

Duke sugjeruar në fëmijët myslimanë, ai tha se Amerika nuk mund ta rikthejë civilizimin me foshnjat e dikujt tjetër.

“Nuk mund ta rikthejmë civilizimin tanë me foshnjat e dikujt tjetër,” ka shtuar ai.

King, republikan amerikan përfaqësues i Iowa është aktivist i fortë kundër të drejtës për nënshtetësisë pas lindjes.

Të gjithë fëmijët që lindin në SHBA e marrin nënshtetësinë në bazë të kushtetutës, përfshirë edhe fëmijët e familjeve që jetojnë ilegalisht në Amerikë./Express/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *