Home / Kryesoret / Ministrat e BDI-së të gatshëm për dorëheqje, pritet “drita e gjelbërt” nga Reçica e Vogël

Ministrat e BDI-së të gatshëm për dorëheqje, pritet “drita e gjelbërt” nga Reçica e Vogël

“Nëse një vendim i tillë do të sillet nga kryetari Ahmeti nga kryesia dhe nga të gjitha organet e BDI-së, sigurisht se do ta mbështesim me të vetmin qëllim, që gjithë kjo situatë sa më shpejt të zgjidhet dhe kthehet normaliteti i funksionimit brenda shtetit tonë.”

Ky nuk është vetëm qëndrimi i ministrit të drejtësisë Valdet Xhaferit. Të njëjtën gjë e thonë edhe ministrat e tjerë të BDI-së që aktualisht janë pjesë e qeverisë ekzekutive. Që të lëvizin punët përpara, ministrat thonë se janë të gatshëm të japin dorëheqje, por për këtë vendim presin “Aminin” nga Reçica e Vogël, gjegjësisht nga lideri i tyre Ali Ahmeti, njofton TV21.

Nga ana tjetër, nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta thotë se dorëheqja eventuale e ministrave do të ishte e kotë, së paku deri në konstituimin e plotë të parlamentit.

Arsyeja e dytë se përse Bejta është kundër tërheqjes së ministrave, është se nuk dëshiron që i gjithë pushteti të mbetet në duar të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, pasi që sipas tij, pikërisht kjo parti e ka futur vendin në krizë.

Por ndryshe thonë njohësit e të drejtës kushtetuese. Osman Kadriu të martën në Click Plus tha se i pranoi apo jo parlamenti dorëheqjet, ministrat e BDI-së duhet të tërhiqen.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *