Home / Lajme / Botë / 1.4 miliardë euro pasuri, nis konfiskimi ndaj ish-presidentit

1.4 miliardë euro pasuri, nis konfiskimi ndaj ish-presidentit

Ukraina nisi sot procedurat për konfiskimin e 1,4 miliardë eurove asete, në pronësi të ish-presidentit Viktor Janukoviç apo familjarëve të tij, që aludohet të jenë vjedhur nga financat publike ukrainase.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe i Mbrojtjes ukrainase njoftoi në një deklaratë se banka shtetërore ”Ochtchadbank” kishte nisur konfiskimin e fondeve, në përputhje me një vendim të gjykatës ukrainase.

Sipas kreut të Këshillit, Oleksander Turcinov, cituar në këtë deklaratë, 1,5 miliardë dollarë (1,4 miliardë euro) do t’i kthehen buxhetit të Ukrainës.

“Këto para i janë vjedhur popullit ukrainas. Këto fonde janë marrë nga xhepat e çdo shtetasi ukrainas”, deklaroi gjatë një fjalimi presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *