Home / Lajme / Botë / 1.675 fëmijë janë përdorur si ushtarë në Jemen

1.675 fëmijë janë përdorur si ushtarë në Jemen

Fondi për Ndihmë ndaj Fëmijëve pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNICEF), ka deklaruar se që nga fillimi i konfliktit mes forcave qeveritare dhe grupit Husi të mbështetur nga ish-presidenti Ali Abdullah Salih në Jemen, deri më tani janë përdorur 1.675 fëmijë si ushtarë.

Zyra përgjegjëse për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e UNICEF-it, përmes një deklarate në rrjetet sociale ka thënë se në luftimet që zgjasin prej më shumë se 2 vitesh në Jemen, të paktën 1.675 fëmijë janë përdorur në ushtri.

“Ushtarët fëmijë janë përdorur si nga ushtria, ashtu edhe nga grupet e armatosura”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *