Home / Lajme / Rajon / 10 milionë Euro drogë nga Shqipëria është kapur në Greqi për 3 muaj

10 milionë Euro drogë nga Shqipëria është kapur në Greqi për 3 muaj

3.5 ton drogë nga Shqipëria janë kapur nga policia greke në harkun kohor të 3 muajve. Shifrat janë bërë publike nga policia greke, e cila thekson se pjesa më e madhe e lëndëve narkotike të kapura kanë hyrë nga Shqipëria dhe kanë qenë të destinuara për tregun grek.

Vlera e sasisë prej 3.5 ton drogë të kapur në Greqi shkon në rreth 10 milionë Euro. Kryesisht është trafikuar kanabis sativa, por nuk kanë qenë të pakta rastet e kapjes edhe të heroinë dhe kokainës.

Sipas mediave greke, çmimi i heroinës varion 15-30 Euro për gram dhe 12 mijë deri në 20 mijë Euro për kilogramë.

Kurse çmimi i kokainës është disa herë më i lartë, 60-100 Euro për gram dhe 30 mijë deri në 60 mijë Euro për kilogram.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *