Home / Lajme / Kronika e zezë / 13 vjeçari i plagosur në fshatin Pallaticë është në gjendje stabile – (VIDEO)

13 vjeçari i plagosur në fshatin Pallaticë është në gjendje stabile – (VIDEO)

Gjendja shëndetësore e 13 vjeçarit është stabile i cili u plagos me armë zjarri  nga një 17 vjeçar në oborrin e shkollës periferike “Fan Stilian Noli” në fshatin Pallaticë, të komunës së Tetovës.

Përgjegjësi i shkollës Abdulla Saliu për Televizionin Koha theksoi se në momentin krtik është ftuar nga puntorët teknik se ka ndodhur incident dhe mënjëherë kur kanë dalur e kanë parë 13 vjeçarin e plagosur dhe e aknë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa më pas është transferuar për në Klinikat e Shkupit.

Sipas tij, nxënësi i plagosur është nxënës i kësaj shkolle, por në ndrrimin e paraditës kurse personi që ka shtënë me armë tashmë nuk është nxënës në këtë shkollë. Në ndërkohë drejtori i shkollës fillore Fan Noli Sabri Nafiu thotë se gjendja e të plagosurit është e mirë.

“Bisedova me familjarët e tij, ka dalur nga salla e operacionit dhe do të qëndrojë disa ditë atje në klinikat e shkupit.Gjendja momentale është e mirë. Arsyet e incidentit nuk i dijmë, janë të rinjë dhe gjithçka mund të ndodh. Kur ka ndodhur ky incident të gjithë kanë qenë brenda sepse ka qenë ndrrimi i dytë. Njëri prej arsimtarëve e ka dërguar në spital 13 vjeçarin që ka qenë nxënës i ndrrimit të paraditës”, thotë Nafiu, transmeton Televizioni Koha.

Incidentin e djeshëm e kanë dënuar edhe Bashkësia Lokale e fshatit Pallaticë. Kryetari i Bashkësisë Lokale Beqir Veliu për Televizionin Koha thotë se ngjarja ka qenë shumë e rëndë dhe bëhet fjalë për dy nxënës që në momentin e incidentit nuk kanë qenë në proces arsimor. Ai thotë përgjegjësi mbajnë edhe prindërit që lejojnë fëmijët e tyre të kenë qasje deri tek armët.

“Të martën mbrëma kemi patur një mbledhje që rasti most ë përshkallëzohet, që të mos kenë ndonjë veprim për hakmarrje apo diçka të ngjashme.Kemi marrë premtime se nuk do të ketë telashe mes familjeve dhe shpresojmë që në fshatin tonë mos ndodhin këso raste”, tha Veliu, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, 13 vjeçari  të martën pasdite  rreth orës 16 e 25 minuta është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, me plagë nga arma e zjarrit në gjoks. Për shkak të plagëve serioze i njejti është dërguar në Klinikat e Shkupit, ku I janë konstatuar plagë të rënda. Pas marrjes së masave të policisë është vërtetuar se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës fillore Fan Noli në fshatin Pallaticë, me ç`rast një 17 vjeçar me pistoletë ka shtënë në drejtim të 13 vjeçarit. Sipas policisë, 17 vjeçarit.Sipas policisë, 17 vjeçari është arrestuar ndërsa më pas do të nxirret para gjyqëtarit për të mitur në Gjykatën Themelore të Tetovës. /Tv Koha/

 

 

 

\

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *