Home / Kryesoret / 18 vjet nga rënia e Mujdin Aliut – (VIDEO)

18 vjet nga rënia e Mujdin Aliut – (VIDEO)

Në 18 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu, sot janë bërë homazhe ne varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Poroj. Me këtë rast ish bashkëluftarë, përfaqësues të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë çlirimtare Kombëtare, familjarë, kanë nderuar veprën e Mujdin Aliut i cili ra më 14 prill në Betejën e njohur të Kosharës. Për veprën e dëshmorëve fjalë rasti mbajti Hazbi Lika, ish komandant i Brigadës 112 Mujdin Aliu, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Fazli Veliu, kërkoi që Mujdin Aliu nga institucionet e Shqipërisë dhe të Kosovës të shpallet me çmimin hero i kombit, transmeton Televizioni Koha.

Poashtu gjatë homazheve të sotme edhe zyrtarisht Qerim Aliu babai i dëshmorit Mujdin Aliu, i është dorëzuar çertifikata e dëshmorit nga ana e  Qeverisë së Kosovës për titullin dëshmor.

 Përndryshe, Mujdin Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Ku edhe kreu skollën fillore ndërsa të mesmen në në Tetovë. Në vitin 1999 iu bashkua aradhave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa më 14 prill bie heroikisht në altarin e lirisë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *