Home / Lajme / Kronika e zezë / 25 vjet burg për ish të fejuarin që vrau 18-vjeçaren në lumin Llap

25 vjet burg për ish të fejuarin që vrau 18-vjeçaren në lumin Llap

Njëzet e pesë vjet burg do t`i vuajë Shpejtim Behrami për vrasjen e ish të fejuarës, Leonora Rekaliu, në vitin 2013, e cila është gjetur e vdekur në lumin Llap në Podujevë.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Behramin për veprën penale të vrasjes së rëndë, që besohet të jetë kryer për motive të ulëta, shkruan sot Koha Ditore.

I dënuari nuk është pajtuar me aktgjykimin. Përmes avokatit të tij mbrojtës e ka cilësuar vendim absurd dhe të pabazuar në prova. Ai ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë të Apelit.

Viktimën, sipas aktakuzës, në mënyrë dinake Behrami e ka privuar nga jeta më 29 mars të vitit 2013, derisa ajo ka ardhur në Podujevë për t’i vijuar ligjëratat e autoshkollës. I dënuari e ka urdhëruar me ton kërcënues që të ndalet dhe e ka tërhequr me forcë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *