Home / Lajme / Rajon / 30 trupa ushtarakë nga Britania arrijnë në Kosovë t’iu bashkohen forcave të NATO-s

30 trupa ushtarakë nga Britania arrijnë në Kosovë t’iu bashkohen forcave të NATO-s

Ekipi nga Mbretëria e Bashkuar i përbërë nga rreth 30 trupa ushtarake ka arritur në Kosovë për t’iu bashkuar forcave të NATO-s në Kosovë, për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë, mbrojtjen dhe lirinë e lëvizjes.

Ky zbarkim njëvjeçar i trupave do të mbështesë misionin e KFOR-it, pas një kërkese të NATO-s për mbështetje shtesë për KFOR-in nga aleatët.

Roli i tyre specifik do të jetë mbështetja e KFOR-it në inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione gjurmuese. Ekipi britanik do të jetë i vendosur në selinë e KFOR-it në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Ambasadës britanike.

Sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon, me këtë rast ka thënë: “Ky zbarkim i trupave vërteton faktin që ne mbesim plotësisht të angazhuar që të mbështesim sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. NATO mbetet një gurthemel i mbrojtjes sonë, dhe duke mbrojtur sigurinë e Evropës ne forcojmë sigurinë tonë”

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *