Home / Kryesoret / 33-vjeçari tenton të vrasë bashkëjetuesen në sy të fëmijëve

33-vjeçari tenton të vrasë bashkëjetuesen në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një person ka tentuar të vrasë bashkëjetuesen e tij.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku Qeriman Maraj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip Pistoletë, bashkëjetuesen e tij, Sh.Sh., 29 vjeçe, në banesën e saj.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të dy  fëmijëve të mitur.

Policia, pasi ka vajtur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Maraj është prangosur nga policia.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *