Home / Lajme / Kronika e zezë / 4 persona të armatosur kapin rojet e një firme private dhe grabisin 700 mijë lekë

4 persona të armatosur kapin rojet e një firme private dhe grabisin 700 mijë lekë

Një tjetër grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Prezë.

Policia sqaron se rreth orës 04:23, ka ardhur një telefonatë tek Nr. 112, nga salla operative e një firme Sh.P.S.F.-je (polici private), se në Fushë Prezë, tek një firmë kanë hyrë 4 persona të armatosur. Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë ku kanë marrë kontakt me rojet e kësaj firme të cilët kanë deklaruar paraprakisht se:

Katër persona, ku dy prej tyre dyshohet të kenë qenë të armatosur kanë hyrë brenda rrethimit, ku personat e armatosur kanë arritur të neutralizojnë rojet,  ndërkohë që dy personat e tjerë, kanë kontrolluar zyrat e kësaj firme. Këta shtetas kanë arritur të marrin një shumë monetare prej 70.000 lekësh. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *