Home / Lajme / Rajon / 48% e serbëve mendojnë se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë

48% e serbëve mendojnë se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë

Gazeta e Beogradit “Blic”, në versionin e saj online, gjatë ditës së sotme ka nisur një anketë me lexuesit lidhur me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse nuk ecën anëtarësimi në Bashkimin Europian atëherë Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen dhe kështu, sipas kësaj gazete, do të krijohej “Shqipëria e Madhe”.
Rezultatet e deritashme të anketës tregojnë se serbët mendojnë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë.

Pyetja e anketës është: A do të bashkohen Shqipëria e Kosova e kështu të krijohet Shqipëria?

Lexuesve u janë dhënë tri përgjigje: “Sigurisht se kjo do të ndodhë në të ardhmen”, “Nuk do të ndodhë kurrë” dhe “Frikësohem se kjo do të ndodhë, madje shpejt”.

Përgjigjen e parë (Sigurisht se kjo do të ndodhë në të ardhmen) kanë votuar 48 për qind e lexuesve, për përgjigjen e dytë (Nuk do të ndodhë kurrë) kanë votuar 30 për qind e të anketuarve, kurse për përgjigjen e fundit (Frikësohem se kjo do të ndodhë, madje shpejt), kanë votuar 23 për qind e respondentëve.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *