Home / Lajme / Botë / 50 të plagosur nga shpërthimet Shën Petersburg, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin (VIDEO)

50 të plagosur nga shpërthimet Shën Petersburg, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin (VIDEO)

Shpërthimet në metronë e Shën Petersburg kanë lënë rreth 50 njerëz të plagosur dhe të pajton 10 të vrarë ,thanë autoritetet e qytetit.

Dëshmitë e para nga vendngjarja flasin për të paktën 2 shpërthime, shkruan “RT”.

Një i ri rus ka rrëfyer për “Sputnik” se ngjarja ishte më të vërtetë e tronditëse duke thëne se kudo ne rrugë endeshin njerëz të plagosur.

Aleksandri ishte në afërsi të stacionit të Institutit “Tekhnologichesky” kur ndodhi shpërthimi.

“Pashë njerëzit që po nxirreshin jashtë metrosë. Kudo kishte të plagosur. Kjo ishte e tmerrshme,” tha ai.

Imagjet e postuara në mediat sociale paraqesin pamje rrënqethëse të njerëzve të plagosur, pranë makinës së dëmtuar, dhe gjurmë gjaku që shihen kudo në stacion.

Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe foto të tjera tregojne disa pasagjerë te shtrirë në tokë brenda stacionit.

“RIA Novosti” shkruan se të gjitha zonat përreth janë duke u evakuuar. Të paktën tre stacione metroje thuhet se janë mbyllur.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *