Home / Sport / 7 lojtarët që mund të luajnë sonte El Clasicon e fundit (Foto)

7 lojtarët që mund të luajnë sonte El Clasicon e fundit (Foto)

Sonte do të zhvillohet ndeshja më e madhe në botë, ku në Santiago Bernabeu do të takohen Real Madrid dhe Barcelona
Kjo ndeshje mund të jetë edhe e fundit për disa futbollistë nga të dy skuadrat, të cilët mund të largohen nga Bernabeu dhe Camp Nou në fund të edicionit.

Pesë lojtarë të Real Madridit mund të jenë duke luajtur El Clasicon e fundit, disa për shkak se u përfundon kontrata e disa të tjerë për shkak se të shitën.

Pepe ka kontratë deri në fund të edicionit dhe nuk pritet vazhdimi i saj, ndërsa për shkak se do të largohen nga Reali, kjo mund të jetë El Clasico e fundit edhe për James Rodriguez, Alvaro Morata, Fabio Coentrao dhe Mariano.

Në anën tjetër te Barcelona, kjo mund të jetë El Clasico e fundit për Jeremy Mathieu dhe Arda Turan.

Po ashtu kjo do të jetë El Clasico e fundit edhe për trajnerin Luis Enrique, i cili tashmë e ka konfirmuar se do të largohet në fund të edicionit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *