Home / Shëndeti / 7 produktet natyrale që trajtojnë djegiet e lëkurës më shpejt se ilaçet

7 produktet natyrale që trajtojnë djegiet e lëkurës më shpejt se ilaçet

Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Po lexoni artikujt në Living dhe në vend që të na jepnit like vutë hekurin e rrobave mbi gishta? Të gjitha zonjat dhe zonjushat që kujdesen për shtëpinë përballen çdo ditë me incidente të tilla dhe e dinë sa e dhimbshme është ndjesia e djegies. Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet. Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton ëkurën në rastet e djegieve të vogla. këto djegie njihen ndryshe si djegie të gradës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët. Ato shkaktojnë skuqje dhe fluska me ngjyrë të kuqe ose mishi. Por cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e jegies.

 

1.Uji i ftohtë: Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.1.Uji i ftohtë : Sa herë që pësoni djegie të shkallës së parë duhet të fusni menjëherë zonën e dëmtuar në ujë të. Uji i ftohtë qetëson dhimbjen pasi shtrëbgon enët e gjakut.

2.Patatet: Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

3. Aloe vera: Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës,por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më  lyejeni me xhel ale vera.

4.Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit: Kombinimi i këtyre dy vajërave ndihmon plagën të shërohet më shpejt dhe eleminon menjëherë shenjat e djegies.

5.Mjalti: Mjalti është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë.

6.Qepa: Në lëngun e qepës gjendet një substancë e quajtur kuercitinë që qetëson dhimbjen dhe ndihmon në mbylljen sa më shpejtë të plagës.

7.Lëkurë bananaje: Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt./Living.al

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *