Home / Kryesoret / RASTI LEAR, NGRITET PADI PENALE – (VIDEO)

RASTI LEAR, NGRITET PADI PENALE – (VIDEO)

Stafilokoka aureus në makaronat, tek kuzhinieri dhe tek personi që e ka shërbyer darkën, është shkaku për helmimin e javës së kaluar të të punësuarve, gjithsej 120, në fabrikën Lear.Këtë e konfirmoi sot Agjencia për ushqim dhe veterinari pasi që i mori rezultatet nga analizat e kryera laboratorike të mostrave të marra nga ushqimi dhe kampioneve të marra nga hapësirat e punës nga kuzhina në objektin ku është përgatitur ushqimi për nevojat e fabrikës nga Tetova dhe nga salla e ngrënies.Sipas Agjencisë për ushqim dhe veterinari është parashtruar kundërvajtje kundër operatorit të ushqimit, gjegjësisht ndërmarrjen Bakall nga Bërvenica ndërsa me siguri do të parashtrohet edhe kallëzim penal.

“Me analizat është vërtetuar prania e bakterit edhe në pjesën e kampioneve të marra nga hapësirat e punës në kuzhinë ku ushqimi është përgatitur. Objekti për përgatitje dhe për shërbim të ushqimit (kuzhina dhe salla e ngrënies) janë mbyllur, shërbimet inspektuese kanë urdhëruar masa për mënjanim të parregullsive të konstatuara me kontrollin e jashtëzakonshëm, të cilën e kanë kryer ekipe të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, inspektimi sanitar dhe Qendra për shëndet publik në prani të prokurorit publik”, informoi Agjencisë për ushqim dhe veterinari, transmeton Televizioni Koha.

Objekti për përgatitje dhe për shërbim të ushqimit do të hapen sërish pas zbatimit të masave të urdhëruara dhe pas hetimeve të sërishme të kryera laboratorike, të mostrave të mara nga kampionet nga hapësirat e punës, me të cilat do të konfirmohet siguria. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *