Home / Kryesoret / SEANCA E KËSHILLIT PËRPLAS KËSHILLTARËT E VMROS-ë DHE BDI-së – (VIDEO)

SEANCA E KËSHILLIT PËRPLAS KËSHILLTARËT E VMROS-ë DHE BDI-së – (VIDEO)

Vazhdimi i seancës së radhës të këshillit të komunës së Tetovës ka filluar me përplasje mes këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Debati ka filluar kur me kërkesë të kryetarit të komisionit të Urbanizmit Qefali Avziu, pikat që kanë të bëjnë me sferën e urbanizmit të miratohen në paket ose të hapet debat për të njejtat asi që komisioni paraprakisht nuk ka mundur të mbajë koordinimin për shkaqe shëndetësore të vet kryetarit.

“Për shkaqe shëndetësore nuk kemi mundur të mbajmë mbledhje të komisionit dhe kërkoj nga komisioni juridik që jep mendim se mundet që të gjitha pikat të kalojnë pa mbajtur mbledhje komisioni dhe të debatohet për të njejtat ose të njejtat të miratohen në paket”, tha Avziu, transmeton Televizioni Koha.

Me këtë rast ka reaguar koordinatori i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së Goran Jovanovski, i cili tha se komisioni ka punuar në mënyrë jo transparente dhe është bërë selektim sa i përket lirimit të pagesës së institucioneve fetare nga tatimet komunale.

“Nuk është korrekte që të mos mbahet mbledhja e komisionit, ju kryetar i komisionit jenë në seancë kurse nuk keni patur mundësi që të mbani mbledhje të komisinit para fillimit të seancës.ne kemi informata se diçka në komision nuk ka shkuar siç duhet por ju më keni thënë se gjithçka është në rregull. Nga ajo që shihet në disa pika nuk jeni të barabartë lidhur me lirimin nga pagesa të institucioneve fetare pra Kishës Ortodokse dhe bashkësisë fetare Islame. Disa objekte mund të lirohen nga pagesa ndërsa disa nuk mund të lirohen nga pagesa.Këtu mungojnë shumë objekte që duhet të lirohen nga pagesa”, tha Jovanovski, transmeton Televizioni Koha.

Por i mënjëherëm ka qenë reagimi i sektorit të urbanizmit të komunës së Tetovës gjegjësisht kryeshefit të urbanizmit Nexhati Zylbehari i cili sqaroi se këta institucione fetare lirohen nga pagesa dhe ashtu siç vijnë kërkesat ashtu edhe miratohen dhe nuk bëhet fjalë për diskriminim. Në mbrojtje të qëndrimit të tij ka qenë edhe këshilltari i PDSH-së Durim Luma i cili theksoi se lirimin nga pagesa e përcakton qeveria pasi që projekti për legalizim është projekt i qeverisë dhe këshilli respekton ligjet dhe kushtetutën. Me kaq edhe ka përfunduar ky debat dhe ka vijuar senaca e këshillit të komunës së Tetovës ku shtë miratuar llogaria përfundimtare e komunës së Tetovës për vitin 2016 dhe një sërë pika tjera nga sfera e urbanizmit. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *