Home / Kryesoret / 82 shqiptarëve iu trafikuan organet nga policia serbe

82 shqiptarëve iu trafikuan organet nga policia serbe

Sipas raportit të antropologut të lartë i ICMP-së, Mark Skinner

Në raportin e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, të publikuar së fundi, kanë lindur dyshime serioze se civilëve shqiptar të marr peng nga forcat serbe, kur janë dërguar në Serbi u janë hequr organet. Ky raport, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, flet për të paktën 82 persona të cilët janë dërguar të gjallë në Serbi, dhe të njëjtëve u janë marrë organet.

Më pas ata ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Drejtori i Insititutit mjekoligjor të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, nuk është përgjigjur për gazetën “Bota sot”, nëse ka më shumë informacione rreth këtij rasti.

Kërkohet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Ndërkaq, Nait Hasani, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se duke pasur parasysh raportin e dr. Skinner, e ka bërë edhe kërkesen në Kuvend për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. “Po unë kam kërkuar të shqyrtohet ligji për Gjykatën Speciale, pikërisht për këtë që serbët kanë bërë krime dhe trafikim të organeve dhe e kam pas parasysh dhe këtë raport të Mark Skinnerit.

Gjithashtu lexo

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovës{VIDEO}

Qytetarët çdo ditë e më shumë revoltohen me pamjen trishtuese të Tetovë ,ku dhe të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *