Home / Kryesoret / SEANCA E KUVENDIT ME REPLIKA DHE KUNDËR REPLIKA – (VIDEO)

SEANCA E KUVENDIT ME REPLIKA DHE KUNDËR REPLIKA – (VIDEO)

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot e vazhduan seancën konstitutive, në të cilën u debatua për përzgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.Edhe vazhdimi i sotëm i 14-të nga debati kaloi me replika, kundër replika nga deputetët. VMRO-DPMNE kërkoi që LSDM të heqë dorë nga platforma e Tiranës, e cila ka qenë tema kryesore edhe sot, si dhe të organizohen zgjedhje të shpejta për dalje nga kriza aktuale.Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, duke reaguar në mënyrë procedurale theksoi se, dëshiron të pastrojë një, siç tha, manipulim, që shumë ditë përhapet në Kuvend, e ajo është se planifikohet që populli i Maqedonisë të shpallet për popull gjenocid, transmeton Televizioni Koha.

Duke reaguar gjithashtu në mënyrë procedurale të qëndrimeve të parashtruara të Selës, Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE theksoi  se nëse dikush luan me ndjenjat e qytetarëve, atëherë kjo është kur ai deklaron se nuk kanë ekzistuar maqedonasit para 100 vjetëve, por edhe ata nga LSDM-ja, sepse, siç tha deputetët nga partia e tij janë kyç për shumicën parlamentare dhe asnjëherë nuk e kanë dënuar deklaratën e këtillë.

“Ju lutem mos të hapni këso tema dhe të keqpërdorni ndjenjat e qytetarëve për politikë ditore dhe të shiteni si shqiptar I madh këtu sepse nuk keni asgjë tjetër se çka të ofroni.Struga që dhjetë ditë është e ndotur nga ndezja e deponisë sepse asgjë nuk keni bërë dhe ju duhet që të jepni përgjegjësi se pse jo vetëm maqedoniasit por edhe shqiotarët thithin ajër të papastër dhe ju këto shiteni si patriot dhe flsini për gjenocid dhe do të nxitni popujt mes veti”, transmeton Televizioni Koha.

Proceduralet e njëpasnjëshme të Selës dhe Dimovskit nxitën edhe reagimin e Oliver Spasovskit nga LSDM-ja i cili kritikoi ashpër kryesuesin e seancës për udhëheqje jo parimore. Spasovski tha se nuk mbajnë akuzat e Dimovskit ndaj Selës që kanë të bëjnë me Strugën sepse sipas tij Sela dhe VMRO-ja ishin në koalicion në pushtetin lokal dhe faji për të gjitha dështimet bie edhe mbi VMRO-DPMNE-në. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *