Home / Kryesoret / MBLIDHEN NËNSHKRIME PËR LIGJIN E PERSONAVE ME HENDIKEP – (VIDEO)

MBLIDHEN NËNSHKRIME PËR LIGJIN E PERSONAVE ME HENDIKEP – (VIDEO)

Iniciativa e grumbullimit të nënshkrimeve për sjelljen e një ligji të ri gjegjësisht për ndryshime të disa akteve apo rregulativave ligjore për personat me nevoja të veçanta po realizohet edhe në Tetovë. Kjo është një iniciativë e disa shoqatave jo qeveritare  të cilat kërkojnë mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve përmes të cilave synohet ngritja e iniciativës për ndryshimet ligjore për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Me këtë peticion ne duam që të bëjmë ndryshime , gjegjësisht të inicojmë ndryshime në disa ligje , akte ligjore apo rregullore, të cilët kanë të bëjnë me personat me nevoja të veçanta, pasiqë mendojmë se kjo është shumë e nevojshme sepse ligjet ekzistuese në një farë mënyre në vend që t’i ndihmojnë personat me nevoja të veçanta ato rëndojnë, gjegjësisht përkeqësojnë jetesën e tyre normale, transmeton Televizioni Koha.

Agron Hajredini anëtar i shoqatës për paraliza cerebrale në Tetovë tha se deri më tani në Tetovë janë grumbulluar gjithsejt 200 nënshkrime.

Ndryshe iniciativa për grumbullimin e nënshkrimeve në Tetovë do të vazhdojë për tre ditë me rradhë në mënyrë që të grumbullohen sa më shumë nënshkrime për të inicuar këto ndryshime apo akte ligjore kaq të rëndësishme për personat me nevoja të veçanta. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *