Home / Kryesoret / JUGOHROM FILLON ME NDËRTIMIN E FILTRAVE – (VIDEO)

JUGOHROM FILLON ME NDËRTIMIN E FILTRAVE – (VIDEO)

Drejtuesit e kombinatit Jugohrom kërkojnë gjetjen e një kompromisi me qeverinë dhe Ministrinë e Ekologjisë.Ata kërkojnë që paralelisht me ndërtimin e sistemit të filtrimit të rifillojë me punë komibinati, gjegjësisht të punojnë disa kapacietet që nuk shkaktojnë ndotje.këtë e theksoi sot drejtori i Jugohromit Valentin Skenderovski, gjatë fillimit me punë të ndërtimit të stacionit të filtrimit në fabrikën Jugohrom.Ai tha se problemi me vonesat për stacionin e filtrimit ka qenë për çështje administrative për sa i përket dhënies së lejes së ndërtimint.

“Tashmë kur edhe kushtet klimatike lejojnë që të punohet, punët për stacionin e filtrimit janë intensifiikuar. Ky projekt nuk është i thjeshtë dhe është mjaft i ndërlikuar, që do të thotë ndërtimin komplet të reparteve të reja, sot e përfundojnë aktin e betonimit dhe me këtë do të fillohet edhe faza e dytë. Ne shpresojmë se brenda tetë muajve sistemi i filtrimit  do të jetë kompelt i përfunduar. A do të punojë kjo nuk varet nga ne.Disa herë kërmi kërkuar që të gjejmë një gjuhë të përbashkët, edhe me Ministrinë e Ekologjisë edhe me qeverinë dhe ajo që ne formojmë është që paralelisht me vendosjen e këtij sistemi  të punojë fabrika, të paktën furrat 7 dhe 8 që janë 50 përqind të kapaciteteve.Kjo do të kishte përfitime edhe në aspektin ekonomik dhe social për banorët e rrethinës.Deri më tash nuk kemi gjetur mirëkuptim” tha Skenderovski.

Në ndërkohë nga Sindikata e Puntorëve theksuan se fillimi i ndërtimit të sistemit të filtrimit është ditë e madhe edhe për puntorët.

Drejtuesit e Jugohromit, nuk beson se do të vijë deri tek humbja e liçencës për punë, sepse duhet që vendimi të meret nga katër ministri dhe në fund të mer vendim qeveria për marrjen e liçencës.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *