Home / Lajme / Maqedoni / Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje e ka vizituar Ziadin Selën

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje e ka vizituar Ziadin Selën

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka vizituar sot deputetin shqiptar Ziadin Selën, i cili dje është goditur nga huliganët maqedonas në Kuvendin e Maqedonisë.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po vazhdon të jetë i shtruar në repartin e neurologjisë në spitalin e Shkupit.

Përkundër gjendjes së rëndë fizike Ziadin Sela me ekipin e tij e pritën delagacionin e VETËVENDOSJE!-s dhe aty u vërejt se Sela e kishte kthjelltësinë e duhur për të diskutuar për situatën politike dhe ngjarjet e dhunshme të ndodhura mbrëmë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e VETËVENDODJE!-s shprehën mbështetjen ndaj tij, i dëshiruan shërim të dhe kthim të shpejtë në angazhimin e tij politik.

Edhe nga lëndimet vërehet se sulmi ndaj z. Sela ka qenë i qëllimshëm me idenë e likuidimit të tij. Është fat që ai është mirë dhe shpresojmë që sa më shpejt t’i vazhdojë aktivitetet e tij publike.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *