Home / Kryesoret / A do të arrijnë shqiptarët ta marrin komunën e Dollnenit?

A do të arrijnë shqiptarët ta marrin komunën e Dollnenit?

Skenari i zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Maqedoni ka gjasa të përsëritet edhe sivjet. Në zgjedhjet e fundit lokale, gara zgjedhore u pat shndërruar në një ballafaqim të vërtetë ndëretnik për Kërçovën dhe Strugën.

Mobilizimi në baza etnike, por edhe bashkëpunimi mes dy partive rivale, BDI-së dhe PDSH-së, solli fitoren historike të shqiptarëve në Kërçovë dhe Strugë. Por një ‘betejë’ e tillë, më pak e njohur, ishte zhvilluar edhe në Dollnen, shkruan portali Konica.al.

Dollneni është një komunë në pjesën qendrore të Maqedonisë, që pas reformave decentralizuese, është ndarë administrativisht nga komuna e Prilepit. Shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Zhitoshë, Cërnilishtë, Desovë, Gostirazhni, Peshtalevë, Llazhan dhe Debreshtë.

Të dhënat nga regjistrimi i vitit 2002, sado diskutabile që janë, flasin për ekulibra të brishtë etnikë brenda komunës: 4008 maqedonas, 3845 shqiptarë, 2597 turq dhe 2380 boshnjakë. Rreth 15 vite më vonë, këto shifra mund të jenë përmbysur dhe shqiptarët të jenë bërë grupi i parë etnik falë natalitetit të tyre të lartë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, kandidati i BDI-së, Abdulla Bajramovski, dhe ai i PDSH-së, Sevgani Ibrahimi, morën vota më shumë sesa kandidati i VMRO-DPMNE.

Duke thyer të gjitha parashikimet, në rrethin e dytë të votimeve, kandidati maqedonas siguroi më shumë vota sesa ai i BDI-së, gjë që bëri që shqiptarët të humbisnin në momentet e fundit një komunë që llogaritej se do të drejtohej prej tyre.

Dy kampet rivale, BDI-ja dhe PDSH-ja patën akuzuar rëndë njëra-tjetrën për pazare të fshehta me VMRO-në.

 Sado që kriza politike në Maqedoni po e vë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve lokale, Dollneni pritet të jetë sërish një ‘betejë’ që do të ndezë ethet ndëretnike. Një bashkim i mundshëm mes partive politike shqiptare do ta bënte të sigurt fitoren shqiptare në Dollnen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *