Home / Lajme / Maqedoni / A do të korrigjohet buxheti i Maqedonisë?

A do të korrigjohet buxheti i Maqedonisë?

Rishqyrtimi i buxhetit për këtë vit është i patjetërsueshëm, por duhet që të ndodhë zgjidhja e krizës politike, pasi që një dokument i këtillë duhet të mbrohet dhe të miratohet në Kuvend,

Njohësit e kësaj teme thonë se në vitet e kaluar korrigjimet e arkës shtetëroe ndodhin në mes të vitit, por tashmë në këtë periudhë Ministria e Financave i ka dërguar formularët te të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit ku duhet të shënohen nevojat buxhetore.

Këtë vit gjithçka do të varet nga kriza politike dhe Qeveria e re që do të mundet ta analizojë gjendjen e saktë të financave publike. Kur të kihet parasysh vonesa e pagesës së suvencioneve në bujqësi, atëherë lind pyetja nëse ka mjaft mjete financiare në buxhet dhe si do të mbulohet deficiti buxhetor.

Qeveria më herët paralajmëroi emetimin e euro-obligacionit që do të mund të ishte burim i mjeteve financiare nga tregu ndërkombëtar. Vetëm në dy muajt e parë, deficiti buxhetor arriti në 60 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *