Home / Sport / A do të luajë Barcelona ndaj Juventusit me formacionin që shkroi historinë?

A do të luajë Barcelona ndaj Juventusit me formacionin që shkroi historinë?

Në Spanjë të gjithë po flasin për një tjetër “Remontada” të Barcelonës, ashtu si ndaj PSG-së, por a do t’ia dalin kësaj radhe kundër italianeve me mbrojtje të ngjeshur?

Barcelona duket se nuk mësoi nga gabimi i ndeshjes me PSG-në, ku kishin humbur 4:0 në sfidën e parë dhe falë magjisë se Leo Messit, Neymarit, por edhe shumë të tjerëve, arritën të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit, shkruan Gazeta Express.

Katalanasit, tani gjenden pothuajse në të njëjtën situatë, por me një gol më pak – pasi humbën 3:0 nga Juventusi në ndeshjen e parë çerekfinale.

Tashmë në Spanjë të gjithë po flasin për një tjetër “Remontada” të Barcelonës, ashtu si ndaj PSG-së, por a do t’ia dalin kësaj radhe kundër italianeve me mbrojtje të ngjeshur? Spanjollët janë shumë pozitiv.

Në ndeshjen ndaj PSG-së, Barça kishte hyrë në fushë me sistemin 3-3-1-3, diçka të tillë kishte konfirmuar UEFA, pasi para sfidës ishte raportuar se Barcelona po luan me skemën 3-4-3.

Duket se me skemën 3-3-1-3, Barca pretendon tani ta përmbysë rezultatin prej 3:0 edhe ndaj Juventusit, përcjell Gazeta Express.

Por, mund të ketë ndryshime në formacion. Rafinha do të mungojë për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi javë më parë, derisa në dyshim është edhe Mascherano, transmeton Gazeta Express.

Ky është formacioni me të cilin shkroi historinë Barcelona:

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *